Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për mosmiratimin dhe mosdorëzimin e projektbuxhetit për vitin 2027 brenda afatit të përcaktuar me ligj.

Hoti ka theksuar se, sipas nenit 22 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike, projektbuxheti duhej t’i dorëzohej Kuvendit jo më vonë se 31 tetori, ndërsa më 1 nëntor ai ende nuk ishte miratuar nga Qeveria.

Ai ka ngritur shqetësimin për procedurat e mëtejshme parlamentare dhe ka akuzuar qeverisjen e LVV-së dhe partnerëve të saj për shkelje të vazhdueshme ligjore dhe kushtetuese.