Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha: Kosova, prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, kush e prek Kosovën, e prek Shqipërinë

GD
Gazeta Demos31 maj 2026 në 13:47
Hoxha: Kosova, prioritet absolut i politikës së jashtme të Shqipërisë, kush e prek Kosovën, e prek Shqipërinë

Ministri i Punëve të Jashtme j Shqipërisë, Ferit Hoxha u shpreh “thellësisht i emocionuar” gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë.

“Si diplomat i Republikës së Shqipërisë, Kosova ka qenë pjesë e pandarë e tryezës sime gjatë çdo dite në 36 vite të karrierës sime diplomatike. Në detyrën që mbaj sot, kjo përgjegjësi dhe ky përkushtim bëhen veçse më të dukshëm”, ishin tjalët e tij të para pas takimit me homologun e tij nga Kosova, Glauk Konjufca.

Me të, Hoxha tha se patën bisedime “të hapura, të sinqerta e vëllazërore”.

“Ne në Tiranë, në Shqipëri, nuk do ta themi kurrë mjaftueshëm: Kosova është prioritet absolut i politikës sonë të jashtme. Është një dimension i qartë dhe i pandryshueshëm i shtetit shqiptar, i qeverisë shqiptare dhe shtetit shqiptar. Ajo që ndodh në Kosovë ka rëndësi të drejtpërdrejtë për Shqipërinë, në një lidhje të ndërsjellë, të pandarë, sepse përparimi i Republikës së Kosovës dhe ai i Shqipërisë ecin krah për krah. Çdo dhimbje e Kosovës ndjehet në Shqipëri, ashtu si çdo arritje e Kosovës festohet edhe në Shqipëri”, tha ai.

“Ramë dakord që dinamikat gjeopolitike në rajon dhe në Evropë kërkojnë një intensifikim të mëtejshëm të koordinimit ndërqeveritar dhe diplomatik. U angazhuam për përgatitjet e takimeve të radhës, takime ministrore apo dhe më lart, siç do të jetë më e nevojshme, për aktivizimin më funksional të sekretariatit koordinues të mbledhjeve të përbashkëta që kemi bërë, në përcaktimin e qartë të fushave ku duhet të bëjmë më shumë, më shpejt apo të përshpejtojmë. Bashkëpunimi ynë duhet të përkthehet më shumë lehtësi dhe më pak burokraci, më shumë çdo vlerësi zbatimi dhe koordinimi në projekte konkrete të cilat kanë impakt për qytetarët”, shtoi kryediplomati shqiptar.

Hoxha tha se “Shqipëria nuk do të pranojë e as nuk do të tolerojë ndonjëherë cenimin e sigurisë së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës”.

Duke përmendur sulmin në Banjskë dhe në kanalin e Ibër-Lepencit në veri të Kosovës, kryediplomati shqiptar tha se “llogaridhënia duhet të jetë e qartë”, dhe citoi kryeministrin Edi Rama.

“Kam ardhur këtu për të transmetuar dhe për të theksuar qartë atë që ka thënë Kryeministri Rama: kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”.

Më shumë nga Lajme

  • 19:44Nesër s’do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
  • 19:02Behrami: Bllokues keni qenë në 2014, bllokues jeni edhe në vitin 2026
  • 19:01Zbulim i pazakontë në Belgjikë, punëtorët gjejnë ar me vlerë rreth 9 milionë euro në muret e bodrumit
  • 19:01Këta janë 6 kandidatët që kaluan verifikimin për Sekretar të Përgjithshëm të Kuvendit
  • 18:51Aksident i rëndë në Pogragjë të Klinës, 6 persona të lënduar