Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 14:26
Hoxha pret ambasadoren e re të BE-së: Zgjerimi, një sukses i përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar takimin e parë me ambasadoren e re të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se në fokus të bisedës ishte procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE, përgatitjet për hapat e ardhshëm dhe rëndësia e ruajtjes së ritmit të negociatave.

“Edhe pse mund të jetë e shtunë dhe një ditë e bekuar, në rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE nuk ka pauzë dhe kohë të lirë”, shkroi Hoxha.

Ministri theksoi angazhimin e Shqipërisë për vijimin e reformave dhe përparimin në të gjithë kapitujt negociues, duke nënvizuar se procesi i anëtarësimit duhet të mbështetet te merita, rezultatet dhe besimi i ndërsjellë.

Sipas Hoxhës, Shqipëria synon të përmbyllë negociatat dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade, shkruan Euronewsal.

“Përmes reformave, ne sjellim më shumë Evropë në Shqipëri çdo ditë, ndërsa ecim me vendosmëri dhe qartësi drejt përfundimit të negociatave dhe objektivit tonë historik për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian brenda kësaj dekade”, u shpreh ministri.

Në përfundim të mesazhit, Hoxha i uroi mirëseardhjen ambasadores së re të BE-së në Shqipëri, duke e cilësuar zgjerimin si një sukses të përbashkët.

“Zgjerimi është një sukses i përbashkët: më shumë përparim për Shqipërinë, por edhe një investim strategjik për një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të bashkuar”, përfundoi ai.

hoxhasuksespërbashkët

Të ngjashme

Ndodh edhe kjo: Elvis Hoxha në mbështetje të Lumir Abdixhikut

Ndodh edhe kjo: Elvis Hoxha në mbështetje të Lumir Abdixhikut

17:16
Arbër Hoxha ftohet nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League

Arbër Hoxha ftohet nga Dinamo Zagreb për ndeshjet e UEFA Europa League

15:53
Dibran Hoxha: Dy grupet në LDK mosguximin e kanë të përbashkët

Dibran Hoxha: Dy grupet në LDK mosguximin e kanë të përbashkët

21:50

Më shumë nga Lajme

  • 15:00KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan
  • 14:53Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin
  • 14:27“Po më merr Putini në telefon”, Rama batuta dhe mesazhe nga Italia
  • 14:21“Erdha për qejf”, zbulohet deklarata e Jozefin Markut pasi u gjet në banjo nga Policia shqiptare
  • 13:53Gjuajtje me armë në Prishtinë, plagoset një person