Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në “Click” në RTV21 ka deklaruar se ai dhe partia e tij do ta votonin një kandidat si Murat Jashari për president të vendit, nëse do të kishte mbështetje edhe nga partitë e tjera politike.Hoxhaj e cilësoi Jasharin si figurë ideale për postin e presidentit dhe për përfaqësimin e vendit, por theksoi se deklarata e tij për votën ka qenë vetëm një përgjigje ndaj interesimit të mediave.
“Edhe unë edhe PDK do ta votonim një kandidat si Murat Jashari për president, por natyrisht edhe partitë tjera. Murat Jashari do të ishte figura më ideale për president të vendit dhe për përfaqësimin e vendit, por konfirmimi im për votë ka qenë vetëm përgjigje ndaj mediave. Ky është një zhvillim i ri dhe pa dyshim që u takon partive politike të diskutojnë me të”, tha Hoxhaj.
