Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hoxhaj reagon pas kritikave të kongresistit amerikan ndaj Hagës: Drejtësia duhet të triumfojë, ish-krerët të kthehen në Kosovë

GD
Gazeta Demos15 shtator 2026 në 08:41
Hoxhaj reagon pas kritikave të kongresistit amerikan ndaj Hagës: Drejtësia duhet të triumfojë, ish-krerët të kthehen në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas deklaratës së kongresistit amerikan Keith Self, i cili kritikoi procesin gjyqësor në Hagë dhe shprehu shpresën se paragjykimet politike nuk do të ndikojnë në vendimin për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Hoxhaj ka publikuar një fotografi nga takimi me kongresistin Self në maj të këtij viti në Prishtinë, duke bërë të ditur se gjatë këtij takimi kishte ngritur shqetësimet e tij për procesin ndaj liderëve të UÇK-së.

“Në maj të këtij viti, gjatë takimit në Prishtinë me kongresistin amerikan Keith Self, shpreha shqetësimin tim të thellë për procesin e padrejtë ndaj liderëve të UÇK-së në Hagë. Kërkova mbështetjen e tij për një gjykim të drejtë dhe lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, si dhe që kjo çështje të ngrihej në Kongresin Amerikan”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ai e ka falënderuar kongresistin amerikan për ngritjen e zërit kundër ndikimit të politikës në drejtësi, duke theksuar se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka zgjatur tepër.

“E falënderoj kongresistin Self për qëndrimin e tij dhe për ngritjen e zërit kundër ndikimit të politikës në drejtësi. Padrejtësia ndaj çlirimtarëve ka zgjatur tepër dhe duhet të marrë fund”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj ka kërkuar shpalljen e plotë të pafajësisë dhe kthimin e ish-udhëheqësve të UÇK-së në Kosovë.

“Drejtësia duhet të triumfojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi duhet të shpallen plotësisht të pafajshëm dhe të kthehen në Kosovë!”, ka përfunduar Hoxhaj.

hoxhajamerikanndaj

Të ngjashme

Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe zhgënjyes

Ali Ahmeti: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është i padrejtë dhe zhgënjyes

13:53
Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar

Hoxhaj nga Haga: Dita më e zezë që ka pasur ndonjëherë populli shqiptar

11:58
Trupi gjykues: U vërtetuan trajtimi mizor dhe tortura ndaj disa të ndaluarve

Trupi gjykues: U vërtetuan trajtimi mizor dhe tortura ndaj disa të ndaluarve

11:01
"Nuk mund të cilësohen si krime Iufte" - Gëzimi i qytetarëve pasi bie njëra nga akuzat ndaj çlirimtarëve

"Nuk mund të cilësohen si krime Iufte" - Gëzimi i qytetarëve pasi bie njëra nga akuzat ndaj çlirimtarëve

10:50

Më shumë nga Lajme

  • 18:13Haradinaj, protestuesve: Mos shkoni kah Graçanica, mos harroni, shërbimet do të infiltrojnë njerëz
  • 17:40Grenell i reagon Kosit: Këtyre gjykatave radikale duhet t'u hiqet menjëherë financimi
  • 17:38Dënimi i ish-krerëve, OVL UÇK mblidhet nesër
  • 17:36Çitaku pas reagimeve të Uashingtonit dhe Londrës: Dikur e lartësonit Thaçin tash po na thoni pranojeni vendimin, ne s’e pranojmë
  • 17:33Kryetari i Kuvendit të RMV-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi mbeten çlirimtarë