Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Hoxhaj: Sakrifica e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve, themel i shtetit të Kosovës

GD
Gazeta Demos31 janar 2026 në 09:47
Hoxhaj: Sakrifica e Zahir Pajazitit dhe bashkëluftëtarëve, themel i shtetit të Kosovës

Në 29-vjetorin e rënies së komandantit Zahir Pajaziti, bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka kujtuar sakrificën e tyre përmes një postimi në Facebook, duke theksuar rolin themelor të luftës çlirimtare në ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Nderojmë guximin, trimërinë dhe qëndresën e tyre, si dhe sakrificën e të gjithë luftëtarëve të UÇK-së. Jeta dhe vepra e tyre mbeten udhërrëfyes të përhershëm për ndërtimin e shtetit. Lavdi!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ai ka theksuar se rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës përfaqëson një moment kyç të rezistencës së armatosur dhe një themel moral e historik mbi të cilin është ngritur liria dhe shtetësia e Kosovës.

Përkujtimi i kësaj date, sipas Hoxhajt, është rikujtim i obligimit institucional dhe shoqëror për ta ruajtur dhe forcuar trashëgiminë e UÇK-së, duke e kthyer sakrificën në përgjegjësi për të ardhmen e vendit.

Enver Hoxhaj

Më shumë nga Lajme

  • 22:10FSK-ja zhvillon ushtrime ushtarake në Koliq dhe Keqekollë, deri më 2 nëntor
  • 21:43Bajrami kritikon Kurtin për projektbuxhetin e 2027-tës: Së pari në parti, pastaj në institucione
  • 21:40Katër armë dhe municion sekuestrohen në Zubin Potok
  • 21:24Shpërthejnë përplasjet, qindra mijëra protestojnë në Francë
  • 21:23Rregulla e re e ZRRE-së për panelet diellore, Ymeri paralajmëron qytetarët