Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

GD
Gazeta Demos5 nëntor 2026 në 08:57
I dhanë para hua me kamata joproporcionale, aktakuzë ndaj tre personave

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe F.S. (ky i fundit gjendet në arrati), për shkak të dyshimit të bazuar mirë se, në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Fajdeja”, si dhe kundër të pandehurit H.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Manipulimi me prova”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.K. dhe F.S., duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare dhe papërvojën e të dëmtuarit L.S., i kanë dhënë hua në shuma të ndryshme parash, duke vendosur kamata dhe provizione mujore dukshëm jo proporcionale me shumat e huazuara.

“Në këtë mënyrë, përmes marrëveshjeve të njëpasnjëshme të huadhënies dhe kërkesave për pagesën e detyrimeve, të pandehurit kanë përfituar shuma të konsiderueshme pasurore, ndërsa të dëmtuarve L.S., dhe babait të tij M.S., u kanë shkaktuar dëm në shumën prej 140,000 euro”, ka njoftuar Prokuroria.

Ndërsa, i pandehuri H.T., sipas Prokurorisë, “gjatë muajit prill 2024, në Suharekë, nga i dëmtuari M.S. e merr origjinalin e marrëveshjes së huasë, të lidhur ndërmjet B.K. dhe L.S., me pretekstin se do t'ia prezantojë B.K., mirëpo, pasi ia prezanton, e shkatërron dokumentin dhe e bën të papërdorshëm, me qëllim të pamundësimit të përdorimit të tij në procedurë penale”.

Prokurori i çështjes, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit e vlerësimit të provave, të pandehurit e lartcekur të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

kamataaktakuzëkanë

Të ngjashme

Përleshje mes tifozëve në Gjilan, tre policë të lënduar

Përleshje mes tifozëve në Gjilan, tre policë të lënduar

18:51
Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig

Krasniqi: Institucionet janë mbushur me kushërinj, dajë e teze – shtetin e kanë shndërruar në çiflig

22:49
“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”: Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes

“Ata s’kanë mu kanë aty, a po?” – “Kanë mu kanë, kanë mu kanë”: Biseda tronditëse e Arlinda Zekajt me policin para vrasjes

21:28
Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

Pas 15 vjetësh, ngrihet aktakuzë në mungesë për vrasjen e Diana Kastratit

14:08

Më shumë nga Lajme

  • 08:55Gjashtë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe Veselit – nga dorëheqja në Prishtinë te dënimet në Hagë, çka pritet në Apel
  • 08:3510-vjetori i vdekjes së Astrit Deharit, mbahet konferencë për media para Prokurorisë Speciale
  • 08:34Gjendet 13-vjeçari i raportuar si i zhdukur në Ferizaj
  • 08:25Presidentja pret në takim kryediplomatin zviceran
  • 08:1619-vjeçari në Shtime voziti 193 km/h në zonën 80 dhe nuk iu ndal Policisë, gjobitet me 650 euro dhe i ndalohet vozitja për 6 muaj