Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

I dyshuari i merr shokut kartelën bankare dhe ia tërheq 600 euro, Policia bën thirrje për kujdes nga mashtrimet

GD
Gazeta Demos5 shkurt 2026 në 09:18
I dyshuari i merr shokut kartelën bankare dhe ia tërheq 600 euro, Policia bën thirrje për kujdes nga mashtrimet

Më datë 04.02.2026, rreth orës 17:15, në Stacionin Policor Leposaviq është raportuar një rast i mashtrimit. Sipas hetimeve fillestare, rasti ka ndodhur më 03.02.2026, ku ankuesi dyshohet se është mashtruar nga i dyshuari (shoku i tij), i cili me pretekst të rremë ka arritur të sigurojë kartelën bankare të ankuesit, duke pretenduar se babai i tij do t’ia kryente një obligim kreditor që kishte ndaj bankës.

Më pas, pa dijeninë dhe pëlqimin e ankuesit, i dyshuari ka tërhequr nga llogaria bankare shumën prej 600 euro.

Në lidhje me rastin, në stacionin policor është intervistuar i dyshuari D.S.,(2003). Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas intervistimit është liruar, ndërsa i njëjti do të hetohet për veprën penale “Mashtrim”.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e mashtrimeve, duke qenë të kujdesshëm në dhënien e të dhënave personale dhe bankare. Për çdo rast të dyshimtë, qytetarët të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

192 – numri emergjent

0800 19 999 – linjë pa pagesë

038/504 504 4800 – linjë pa pagesë

038/504 504 4801 – linjë pa pagesë

045/960-572

Aplikacioni “Lajmëro Policinë” .

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 23:46Kuvendi nesër me deklaratë për Hagën: A do të jetë në lartësinë e shembullit kroat?
  • 23:32“Rinia është zgjuar e nuk janë indiferent”, thotë Ganimete Musliu nga sheshi i protestave
  • 22:34Nis zhdëmtimi i viktimave në rastin e komandant “Calit”
  • 22:33OVL e UÇK-së falënderon tifogrupet për protestën: Rivaliteti na ndan, por UÇK-ja na bashkon
  • 22:24PDK e konsideron fyes dhe me prapavijë politike raportimin e RTK, kërkon korrigjim të kronikës dhe kërkimfalje publike