Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

“I zhgënjyer nga Gjykata Speciale”, Serwer: S’jam entuziast i Bordit të Paqes, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

GD
Gazeta Demos24 shkurt 2026 në 07:44
“I zhgënjyer nga Gjykata Speciale”, Serwer: S’jam entuziast i Bordit të Paqes, por Shqipëria e Kosova përfitojnë

Krijimi i Gjykatës Speciale në Hagë ishte një gabim i madh. Kështu thotë eksperti amerikan dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer.

Në një intervistë për A2 CNN, ai e quajti padrejtësi të madhe atë që po u bëhet ish-luftëtarëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke akuzuar Dhomat e Specializuara për tejkalim të mandatit.

“Unë e shikoj si kthimin e viktimës në dhunues dhe jam shumë i zhgënjyer me gjykatën. Mori një interpretim të gjerë të mandatit të vet. Kjo nuk më pëlqen aspak dhe po del si një gabim i madh që unë i kam nxitur politikanët në Kosovë që ta zbatojnë, por tashmë po del gabim i madh. E ka tejkaluar masën, e ka vënë gjykatën në një kanalizim që do të përfundojë në diskreditimin e gjyqit dhe jo të UÇK-së”.

Serwer foli gjithashtu për Bordin e Paqes, duke e cilësuar atë një ide të keqe. Megjithatë, sipas tij, Kosova dhe Shqipëria përfitojnë.

“Bordi i Paqes, nuk është diçka që unë jam entuziast me thënë të drejtën dhe mendoj se ishte një gabim që u autorizua edhe nga Këshilli i Sigurimit pa patur një mandat të qartë dhe kjo pjesëmarrje është e dyshimtë përballë syrit të Europianëve dhe nuk jam optimist. Mendoj se kjo është në thelb një ide jo e mirë, por nuk do të thotë se Kosova të mos marrë avantazh dhe të mos e rrisë profilin ndërkombëtar. Mendoj se Kosova dhe Shqipëria po e bëjnë këtë”, tha ai. (A2 Televizion)

Daniel Serwer

Më shumë nga Lajme

  • 16:57Vdes Muhamet Tafilaj, ish-kryetar i Këshillit Komunal për Financim në Deçan
  • 16:45Këmbësorja me foshnjën 3-muajshe në krahë përplaset nga një veturë në Vlorë, kjo është gjendja e tyre
  • 16:37Ndodh edhe kjo: “Çfarë vendosi Kushtetuesja për Nenad Rashiqin?” përfundon në Testin e Maturës
  • 16:33Situatë e vështirë për fermerët, "VITA” paralajmëron pezullimin e grumbullimit të qumështit nga 1 shtatori
  • 16:26Rasti i NPB-së, Komuna e Prishtinës kërkon hetim nga Prokuroria Speciale