Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ibrahimi: Komunat drejt falimentimit, vetëm për tre muaj iu morën 31.6 milionë euro

GD
Gazeta Demos3 prill 2026 në 09:09
Ibrahimi: Komunat drejt falimentimit, vetëm për tre muaj iu morën 31.6 milionë euro

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka thënë se vetëm gjatë muajit janar 2026, komunave të Kosovës u janë marrë mbi 31.6 milionë euro nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore, një goditje që ,sipas tij, e drejtpërdrejtë ndaj financave lokale dhe funksionimit normal të pushtetit lokal.

“Kjo nuk është më çështje teknike por është krizë financiare e shkaktuar nga mungesa e veprimit të Qeverisë. Shifrat janë alarmante dhe tregojnë qartë përmasat e këtij kolapsi. Prizreni mbi 12.3 milionë euro, Ferizaj mbi 7.3 milionë euro, Rahoveci mbi 2.8 milionë euro, Vushtrria mbi 2 milionë euro edhe komuna si Prishtina, Deçani, Vitia, Gjakova po goditen rëndë”, u shpreh ai.

Pra, rrjedhimisht, siç thotë ai, dy komunat e para përbëjnë mbi 60% të totalit, që thotë ai, një tregues i qartë i një sistemi të pabalancuar dhe të padrejtë.

“Ky trend nuk është i rastësishëm por është rezultat i drejtpërdrejtë ikontratave kolektive të nënshkruara pa mbulim financiar,vendimeve qendrore pa analizë të ndikimit në komuna, dhe mungesës totale të ndërhyrjes nga Qeveria për të ndalur këtë hemorragji financiare”, deklaroi ai.

Nëse kjo vazhdon, sipas Ibrahimit, investimet kapitale do të ndalen, shërbimet bazike do të rrezikohen, subvencionet për qytetarët do të zhduken, dhe komunat do të hyjnë në një kolaps të plotë financiar.

“Komunat nuk mund dhe nuk duhet të mbajnë barrën e vendimeve të marra në nivel qendror. Kjo është e papranueshme. Në emër të komunave të Kosovës, kërkojmë: ndërhyrje urgjente të Qeverisë, zgjidhje të menjëhershme për mbulimin e obligimeve nga niveli qendror, dhe ndaljen e kësaj praktike që po e shkatërron financiarisht pushtetin local”, tha Ibrahimi.

sazan ibrahimi

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret