Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Identifikohen mbetjet mortore të një personi nga Gjakova që ishte zhdukur gjatë luftës

GD
Gazeta Demos27 janar 2026 në 17:10
Identifikohen mbetjet mortore të një personi nga Gjakova që ishte zhdukur gjatë luftës

Koordinatori i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se është identifikuar një viktimë nga Gjakova, mbetjet mortore të së cilit ishin gjetur vite më parë në bregun e lumit Drini i Bardhë, në afërsi të Krushës së Vogël, por që është identifikuar se është Rasim Koci, qytetar nga Gjakova i cili ishte i regjistruar në listën e të pagjeturve.

“Mbetjet mortore janë gjetur vite më parë në bregun e lumit Drini i Bardhë, në afërsi të Krushës së Vogël. Identifikimi i Rasim Kocit, viktimë e luftës që ishte në Listën e Personave të Zhdukur, është bërë i mundur së fundmi,përmes analizës shkencore të ADN-së, si rezultat i ‘procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që gjenden në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)’”, ka njoftuar Gara.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe familja e tij përmes një postimi në Facebook në të cilin thuhet se Rasim Koci ishte arrestuar në prill të vitit 1999 nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur. Mbetjet mortore të tij, do t’i dorëzohen familjes më 30 janar, njofton Koha.

“Pas 26 vitesh e 10 muajsh pritjeje, është gjetur trupi i pajetë i Rasim Mehmet Koci (i lindur më 1957), i cili ishte zhdukur më 1 prill 1999 në afërsi të fshatit Osek Hylë, gjatë luftës në Kosovë. Sipas familjarëve, Rasim Mehmet Koci ishte arrestuar nga forcat serbe, më pas ishte vrarë dhe trupi i tij ishte zhdukur. Pas rreth 27 vitesh ankthi dhe pasigurie, mbetjet mortore të tij janë identifikuar dhe do t’i dorëzohen familjes të premten, më 30 janar 2026”, thuhet në njoftimin e familjes.

Policia

Më shumë nga Lajme

  • 22:27Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte
  • 22:18Të dielën protestë në Oslo të Norvegjisë kundër vendimit të Speciales
  • 21:23Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet
  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi