Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet

GD
Gazeta Demos25 shtator 2026 në 21:23
Konjufca në New York: Padrejtësia ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në Gala Mbrëmjen e dytë vjetore të Albanian American Relations Council (AARC), të mbajtur në New York, në prani të përfaqësuesve të komunitetit shqiptaro-amerikan, miqve të komunitetit shqiptar dhe personaliteteve nga jeta publike. AARC e ka përshkruar ngjarjen si një mbrëmje kushtuar lidhjeve shqiptaro-amerikane dhe kontributit të komunitetit shqiptar në SHBA.

Në fjalën e tij, Konjufca ka vlerësuar kontributin e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar rolin e veprimtarëve, shoqatave dhe organizatave shqiptare në sensibilizimin e opinionit dhe institucioneve amerikane për çështjen e Kosovës.

“Veprimtarët, shoqatat dhe organizatat shqiptare punuan për dekada për çështjen shqiptare dhe për ndërgjegjësimin e opinionit dhe institucioneve amerikane për Kosovën. Kontributi i mërgatës shqiptare në Amerikë qëndron në themel të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Konjufca.

Ai është ndalur edhe te aktgjykimi i shkallës së parë të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një padrejtësi që, sipas tij, tejkalon fatin personal të personave të dënuar.

“Vendimi i shkallës së parë i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së përbën një padrejtësi që shkon përtej fatit personal të të dënuarve dhe prek kauzën tonë për çlirim dhe liri. Kjo padrejtësi duhet të korrigjohet dhe duhet të mbrohet legjitimiteti i luftës çlirimtare të UÇK-së dhe e drejta e popullit të Kosovës për çlirim nga shtypja”, u shpreh Konjufca.

Në fjalën e tij, ai ka folur edhe për situatën institucionale në Kosovë, duke theksuar nevojën për stabilitet institucional dhe demokratik.

Konjufca ka bërë thirrje për përgjegjësi politike dhe reflektim, duke kërkuar që interesi shtetëror e kombëtar të vendoset mbi interesat e ngushta partiake.

“Në një kohë sfidash të mëdha, kohezioni kombëtar dhe funksionimi i qëndrueshëm i institucioneve mbeten thelbësore”, ka theksuar ai.

Në përmbyllje, Konjufca ka falënderuar Albanian American Relations Council për angazhimin në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, si dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe fuqizimin e lidhjes së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara me vendet shqiptare.

“Zëvendëskryeministri Konjufca falënderoi AARC-në për angazhimin në forcimin dhe avancimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe për rolin e saj në ruajtjen dhe fuqizimin e lidhjes së komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara me vendet tona”, thuhet në komunikatë.

konjufcandajish-krerëve

Të ngjashme

Kosova rikthehet në stërvitje pas fitores ndaj Irlandës, “Dardanët” përgatiten për Austrinë

Kosova rikthehet në stërvitje pas fitores ndaj Irlandës, “Dardanët” përgatiten për Austrinë

15:31
“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

“Takime me agjentët serbë”, Klodiana Lala nis betejën ligjore ndaj Vlora Hysenit

10:06
Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së dhe Haga, flet ish-këshilltari i Trump për Sigurinë

Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së dhe Haga, flet ish-këshilltari i Trump për Sigurinë

10:02
Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

Nis gjykimi në mungesë ndaj 53 të akuzuarve për Masakrën e Mejës dhe krimet në Gjakovë

09:14

Më shumë nga Lajme

  • 20:10Zgjedhja e Presidentit, Hamza: Do i përshtatim qëndrimet sepse jemi në rrethana të reja, i gatshëm për takime tjera
  • 19:30Istogu në këmbë për clirimtarët, kërkohet drejtësi
  • 19:21Djali i Jakup Krasniqit: Ata që na mbrojtën ne, sot kanë nevojë që të mos heshtim
  • 18:55Kompania “Apetit” reagon pas rastit me mishin e skaduar, thonë se porosia duhej të mbërrinte në detinacion 50 ditë nga data e prodhimit
  • 18:50‘‘Joe Biden e tradhtoi’’, Endrit Thaçi e ndan fjalimin e Edi Ramës në New York