Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IKD: Çdo vendim i “ministrave – deputetë” mund të shfuqizohet në gjykatë

GD
Gazeta Demos20 korrik 2025 në 09:26
IKD: Çdo vendim i “ministrave – deputetë” mund të shfuqizohet në gjykatë

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) vlerëson se ushtrimi i njëkohshëm i pozitave të ministrit dhe deputetit bie ndesh me parimin e ndarjes së pushteteve, duke iu referuar vendimit të Gjykatës Supreme që bëri të qartë se nuk mund te jesh edhe ministër , edhe deputet.

Melos Kolshi nga IKD-ja, tha se çdo vendim i marrë nga 27 marsi e tutje nga ministrat në detyrë që janë njëkohësisht deputetë, mund të shfuqizohet në gjykatë, njësoj si rasti i udhëzimit administrativ të Ministrisë së Financave.

“Nuk mundet një individ të ushtrojë edhe pozitën e deputetit, edhe ministrit në detyrë, apo kryeministrit në detyrë, për arsye që këto bien ndesh njëra me tjetrën. Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Supreme, duke thënë dhe duke ruajtur parimin e ndarjes së pushteteve: ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor, duke treguar se pushteti ekzekutiv dhe legjislativ nuk duhet të ushtrohen nga i njëjti individ”, tha Kolshi.

Ai shprehu shqetësim për komentet publike të zyrtarëve qeveritarë ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, duke i cilësuar ato si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Një vendim i tillë i Gjykatës Supreme patjetër që duhet të mirëpritet dhe duhet të respektohet. Një gjë që është shqetësuese janë deklaratat nga qeveria në detyrë. Fakti që aktorët institucionalë dhe të qeverisë në detyrë po e flasin dhe po e komentojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme bie ndesh me parimin e pavarësisë së gjyqësorit. Kjo nuk do të duhej të ndodhte nga aktorët institucionalë për arsye së kjo është ndërhyrje e pastër në sistemin e drejtësisë dhe është ndërhyrje në punën e gjykatës”.

Ai tha se nga institucionet, në këtë rast nga Qeveria në detyrë, pritet vetëm ta respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Supreme.

“Në të njëjtën logjikë, sipas IKD-së, nga 27 mars e tutje secili vendim që është marrë nga ministrat në detyrë e që po ashtu e ushtrojnë pozitën e deputetit, mundet që t’i presë fati i njëjtë duke u atakuar në gjykatë dhe duke u shfuqizuar njëjtë siç ka ndodhur me udhëzimin administrativ të lëshuar nga Ministria e Financave”, tha për EO, Kolshi.

Më shumë nga Lajme

  • 00:30“Phu, marrja dhe faqja e zezë ju qoftë!”, Nasim Haradinaj: Para hundëve jua amnistojnë Radojçiqin, e Ramushin jua pushkatojnë
  • 23:45Të premten varrosen në Ferizaj tre mërgimtarët që humbën jetën rrugës për në Gjermani
  • 23:29Ardian Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
  • 23:28Parashikimi i motit për këtë të enjten
  • 23:02Adnan Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Paralajmëron padi ndaj Burim Ramadanit