Një incident zjarri ka ndodhur sot në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
Mirlinda Qyqalla, nga zyra e mediave në QKUK, ka konfirmuar se një bojler i vendosur mbi kulmin e Pediatrisë është përfshirë nga zjarri.
“Menjëherë pas njoftimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve, të cilët kanë ndërhyrë me shpejtësi dhe kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin”, tha Qyqalla.
