Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

IPK suspendon nga puna një polic në Prishtinë

GD
Gazeta Demos23 prill 2026 në 14:44
IPK suspendon nga puna një polic në Prishtinë

IPK ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Prishtinë, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Hetimet janë nisur fillimisht nga Policia e Kosovës dhe më pas është përfshirë edhe IPK.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me prokurorinë.

Komunikatë për media:

IPK rekomandoi suspendimin për një zyrtar policor në Prishtinë

Prishtinë, 23 prill 2026

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve i kanë rekomanduar mbrëmë Policisë së Kosovës suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë.

Fillimisht hetimet lidhur me këtë rast janë filluar nga Policia e Kosovës kurse pas dyshimeve për përfshirjen si të dyshuar edhe të një zyrtari policor, bazuar në fushëveprimin ligjor janë njoftuar edhe hetuesit e IPK-së.

Hetimet ndaj zyrtarit policor janë duke u zhvilluar në drejtim të veprës penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale” kurse pas konsultave me prokurorinë rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt.

Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij rasti.

IPK

Më shumë nga Lajme

  • 12:55PDK sërish letër Deharit : Kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër (Dokument)
  • 12:45E rëndë: 85-vjeçari shqiptar vdes gjatë uljes së avionit në Itali
  • 12:31152 lindje në Gjinekologjinë e QKUK-së gjatë një jave, në mesin e tyre 5 binjakë
  • 12:30Deliu-Kodra, Kurtit: Nuk ke mandat ta mbash shtetin peng
  • 12:18Trump paralajmëron reduktim të madh të stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut