Para pak minutash ka rinisur seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është i pranishëm. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.
Lidhur me këtë situatë, ish- kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se në këtë process duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese.
“Në procesin e zgjedhjes së presidentit duhet të zbatohet Kushtetuta dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese. Asnjë zgjidhje jashtë këtyre parimeve nuk është zgjedhje, por shkelje e Kushtetutës.”, ka thënë Mustafa në një prononcim për IndeksOnline.
