Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke kritikuar institucionet e Kosovës dhe sjelljen e EULEX-it.
Haradinaj ka thënë se mënyra se si është trajtuar vizita e Krasniqit tregon, sipas tij, mungesën e pushtetit dhe autoritetit të institucioneve të Kosovës.
“Vizita e bacës Jakup, sjellja e EULEX-it tregoi që na s’kemi qeveri, na s’kemi pushtet, na s’kemi polici, na s’kemi gjykatë, na s’kemi kryeministër, na s’kemi ministër të Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Haradinaj.




