Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Ishte në kërkim ndërkombëtar, makina luksoze gjendet në një parking në Kosovë

GD
Gazeta Demos4 shtator 2026 në 09:45
Ishte në kërkim ndërkombëtar, makina luksoze gjendet në një parking në Kosovë

Një Mercedes GLC 220D, i vitit të prodhimit 2026, i cili ishte futur në kërkim ndërkombëtar pas një rasti të dyshuar mashtrimi në Poloni, është lokalizuar nga Policia e Kosovës në një parking nëntokësor në Mitrovicë, transmeton albinfo.ch.

Sipas informacioneve të raportuara nga Sinjali, të dhënat për automjetin kishin mbërritur te autoritetet kosovare më 1 shtator, përmes Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – ILECU.

Bëhet fjalë për një Mercedes GLC 220D të zi, me targa polake, në pronësi të kompanisë polake “FLEX RENT” Sp. z o.o. Informacionet e siguruara nga autoritetet tregonin se vetura ndodhej në Mitrovicë, pavarësisht se ishte në kërkim ndërkombëtar.

Hetimet e Njësisë së Autokrimeve çuan në rrugën “Bedri Gjinaj”, ku automjeti u lokalizua në parkingun nëntokësor të “ARSY COMPANY”. Në atë moment, nxjerrja e veturës nga parkingu nuk ishte e mundur.

Për rastin u njoftua kompania pronare në Poloni, e cila dërgoi në Kosovë përfaqësuesin e saj, Marcin Grzegorczyk, së bashku me çelësin e automjetit. Më pas, Mercedes-i u nxor nga parkingu dhe u dërgua në Stacionin Policor Mitrovica Jug, ku po mbahet në kuadër të procedurave hetimore.

Përfaqësuesi i kompanisë polake është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, me asistimin e një përkthyesi të licencuar.

Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Mashtrim”.

Deri tani nuk është identifikuar personi që dyshohet se qëndron prapa rastit, ndërsa hetimet po zhvillohen në procedurë të rregullt.

Si ka përfunduar në Mitrovicë një Mercedes i vitit 2026, në pronësi të një kompanie polake dhe në kërkim ndërkombëtar, pritet të sqarohet gjatë hetimeve.


ndërkombëtarkërkimparking

Të ngjashme

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

Përveç Jozit, u arrestua edhe shoku i tij – në kërkim dy të tjerë

16:08
“Jozi u arrestua në tualet”, kush është i prangosuri tjetër dhe kush u shpall në kërkim

“Jozi u arrestua në tualet”, kush është i prangosuri tjetër dhe kush u shpall në kërkim

13:31

Më shumë nga Lajme

  • 18:21Imami Labinot Maliqi përkujton Nënë Terezën: Le të jetë kujtimi i saj urë respekti!
  • 17:52Ramadani: Deputetët e VV-së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vet, të lutemi për lirinë e tyre
  • 17:29Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!
  • 17:22Rrëzohet një avion në Greqi
  • 17:22Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat