Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 17:29
Seanca konstituive me 9 shtator, Kryeziu: Këto janë veç afate politike, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht!

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 9 shtator.Kështu ka konfirmuar ditën e djeshme kryesuesi i seancës, Avni Dehari.

“Si Kryesues i Seancës Konstitutive e kam parë si një lajm të mirë arritjen e marrëveshjes ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e Seancës Konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor” ka shkruar Dehari raporton “Gazeta Blic”.Por, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, konstituimi i Kuvendit duhet të përmbyllet brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultatit të zgjedhjeve që ishte data 7 gusht.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kërkoi kohë shtesë për konstituuimin e Kuvendit duke theksuar se duhet një marrëveshje paraprake për çështjen e Presidentit.Nga ky subjekt politik(LVV) madje deklaruar se koha prej 30 ditësh nis nga seanca e parë duke bërë që edhe ky afat i vendosur nga vetë Lëvizja Vetëvendosje të përfundojë sonte në orën 23:59.

Në lidhje me mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit me datën 9 shtator ka folur për “Gazeta Blic”, ish-nënkryetari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.Kryeziu potencoi se seanca e datës 9 shtator nuk është brenda afateve të vendosura nga Gjykata Kushtetuese.

“Jo, afati kushtetues ka qenë me 7 gusht, tash janë vetëm afate politike” tha shkurt Kryeziu për “Gazeta Blic”.Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se ky subjekt politik nuk do të pranojë vazhdimin e shkeljeve kushtetuese dhe se nga sot, do të hyjë në një fazë tjetër të veprimit politik, institucional dhe juridik për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit kushtetues në vend.

shtatorseancakonstituive

Të ngjashme

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator

Seanca konstituive vazhdon më 9 shtator

15:19
Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00

Zhvillimet pasi Dehari caktoi seancën më 9 shtator, PDK mban konferencë në ora 11:00

09:24
Gjini tregon se a do të marrë Aleanca pjesë në seancën konstituive

Gjini tregon se a do të marrë Aleanca pjesë në seancën konstituive

17:10
Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

15:21

Më shumë nga Lajme

  • 17:22Rrëzohet një avion në Greqi
  • 17:22Përfshihen nga flakët kodrat në Shkodër, rrezikohen banesat
  • 17:13Syla: Pamjet e ceremonisë shtetërore për Mlladiqin duhet t’i shohin gjyqtarët e Hagës që po i gjykojnë çlirimtarët tanë
  • 17:06KFOR zhvillon stërvitje me helikopterë në kampin “Sparta” në Deçan
  • 17:02Reagon Pacolli për pronën e UP-së: Mbi 68 ari mbrohen nga tjetërsimi