Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kamioni dyshohet se goditi katër automjete tjera, Policia: Tre të lënduar në Vragoli, dy prej tyre rëndë

GD
Gazeta Demos8 shtator 2025 në 15:49
Kamioni dyshohet se goditi katër automjete tjera, Policia: Tre të lënduar në Vragoli, dy prej tyre rëndë

Tre persona kanë pësuar lëndime, dy prej tyre rëndë, si pasojë e një aksident trafiku ndodhur mesditën e sotme në Vragoli.

Siç konfirmon Policia e Kosovës, aksidenti erdhi mbi dyshimet se kamioni ka humbur drejtimin dhe ka goditur dhe katër automjete të tjera.

Të lënduarit aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

”Sot, rreth orës 14:35, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti transportues (kamion) me targa vendore ka humbur drejtimin e mjetit, ka kaluar në anën e kundërt të rrugës dhe ka goditur katër automjete të tjera.

Si pasojë e këtij aksidenti, deri në këto momente raportohet se dy persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe një tjetër ka marrë lëndime të lehta, të cilët janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”.

Policia e Kosovës tutje në deklaratën e saj, apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që ne veçanti shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut, të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjeteve, në mënyrë që të shmangen ngjarje të tilla të rënda që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Policia e Kosovëssaksident

Më shumë nga Lajme

  • 13:45Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes
  • 13:34Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë
  • 13:23Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
  • 13:12Edi Rama emëron këshilltare për media ish-kandidaten për deputete të VV'së
  • 13:04Policia konfirmon rastin në Demiraj të Gjilanit: Një 27-vjeçar dhe një foshnje u gjetën pa jetë, vdekja e dyshimtë