Një aksident tragjik në livadhet e fshatit Domaj, në Has të Shqipërisë, i mori jetën 46-vjeçarit nga Kosova, Albert Qoqaj.
Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur përmes një njoftimi ngushëllues të publikuar nga faqja “Hasi Heroik”, ku familjes Qoqaj, të afërmve dhe miqve u janë shprehur ngushëllime.
Sipas raportimeve, Qoqaj humbi jetën aksidentalisht më 31 tetor, në një aksident me një mjet sportiv. Në të njëjtin aksident u plagos edhe vëllai i tij, Valon Qoqaj.

