Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 13:23
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021

Albin Kurti, ka bërë të ditur se në kuadër të takimeve “Data4Breakfast” ka diskutuar me përfaqësues të bizneseve të tregtisë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike për zhvillimin e prodhimit vendor.

Kurti ka theksuar se eksporti i Kosovës është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021, katër herë më shpejt se importi.

Ai ka përmendur edhe Planin Një Miliard Euro, duke thënë se synimi është zëvendësimi i importeve me prodhim vendor, si dhe krijimi i kushteve për investime, punësim dhe zgjerim të bizneseve në tregjet e reja.

Postimi i plotë:

Në kuadër të Data4Breakfast në tre mëngjese pune, dëgjuam bizneset e tregtisë me pakicë, përpunimit të ushqimit dhe prodhimit të pijeve joalkoolike dhe diskutuam se kush do ta furnizojë tregun tonë. Sektori i Pijeve është një nga shembujt konkretë të potencialit prodhues dhe eksportues të Kosovës. Zgjerimi i mëtejshëm kërkon kushte që u mundësojnë kompanive të investojnë, të prodhojnë dhe të depërtojnë në tregje të reja. Përmes Planit Një Miliard Euro, synojmë të zëvendësojmë importet me prodhim vendor.

Krahasuar me vitin 2021 eksporti është rritur për 27,5%, katër herë më shpejt se importi.
Pagat më të mira dhe më shumë vende pune krijojnë edhe më shumë fuqi blerëse për produktet vendore. Prandaj, pagën minimale nga 170 euro e kemi rritur në 500 euro, ndërsa pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe punësimi i të rinjve kanë shënuar rritje.

Në treg fitohet me produkt e cilësi, prandaj zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe rregulla të barabarta për të gjithë. Në vitin 2027, do të kthehemi në të njëjtat tavolina dhe do t’i vlerësojmë rezultatet bashkë

rriturkurtieksporti

Të ngjashme

Nis protesta kundër Qeverisë Kurti, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

Nis protesta kundër Qeverisë Kurti, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

12:17
Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, protestohet në Prishtinë

Kërkohet dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti, protestohet në Prishtinë

08:21
Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’

Kurti njofton se të hënën miratohet buxheti 2027, thotë se do të jetë i ‘‘projekteve kapitale’’

23:29
Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

Ndërron jetë Leonard Kurti, drejtori i Klinikës së Biokimisë në QKUK

19:30

Më shumë nga Lajme

  • 14:07Protesta kundër Kurtit, organizatorët: Regjimi i tij nuk e ka gjatë, do t’i mbushim sheshet
  • 14:04Qytetarët e Mitrovicës ankohen për çmimet e larta, inflacioni arrin 7.8 për qind
  • 13:58Biznesmeni turk, Bilal Kara: Nuk jam arrestuar në Maqedoni të veriut, jam i lirë dhe po vazhdoj normalisht punën time
  • 13:45Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes
  • 13:34Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë