Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjashtë?

GD
Gazeta Demos4 mars 2026 në 21:03
Kandidati i LVV-së: Kush është Konjufca, “presidenti” i gjashtë?

Veprimtarinë politike e ka të hershme, por postin si deputet për herë të parë e mori në vitin 2010, nga Lëvizja Vetëvendosje.

Një vit më pas, Glauk Konjufca u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, për rreth tre vjet veç si opozitar.

Më pastaj, në legjislaturën tjetër iu dha edhe një detyrë e re, t’i udhëheq deputetët partiakë si shef i Grupit Parlamentar.

Përgjatë kësaj kohe shërbeu edhe si zëvendëskryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomi, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ndërsa në mandatin tjetër u rizgjodh Kryetar i Grupit Parlamentar dhe anëtar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe i Komisionit për Punë të Jashtme.

Nga partia ku përket u pa i denjë për të qenë edhe në krye të Kuvendit.

Kështu vazhdoi deri më 2020-ën, ku me formimin e Qeverisë Kurti mori titullin Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diaspores. Si kryekuvendar u rikthye edhe njëherë në karrige më 2021, veçse këtë radhë i zgjati 4 vjet.

Por, këtu s’mbaroi rrugëtimi politik i tij. Atij, në nëntor të 2025-tës iu besua posti i kryeministrit nga bashkëpartiakët.

Ani se votat e nevojshme s’i mori për shef qeverie, pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit u kthye si Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Zëvendëskryeministër i parë.

Nëse arrin të fitojë besimin e deputetëve për president, kjo do të jetë detyra më e lartë shtetërore për të.

Glauk Konjufca

Më shumë nga Lajme

  • 23:10Januzi: Minatori i parë ka dalë nga Trepça, po dalin edhe grupet e tjera
  • 23:03Bajraktari: Ligji i ri për Specialen sjell ndryshime substanciale
  • 22:52Kush ia dha votën e vetme Eliza Hoxhës për Presidente?
  • 22:39“Mendova gjatë të shkruaj apo të heshti”, flet përfaqësuesi i LDK-së në diasporë
  • 22:32A nisi Qeveria punën për strategjinë shtetërore për Hagën?