Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

GD
Gazeta Demos5 shtator 2026 në 19:04
Kandiq: Nderimet shtetërore për Mlladiqin, degradim moral dhe politik i Serbisë

Themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare, Natasha Kandiq, ka kritikuar ashpër vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për nderimet shtetërore ndaj Ratko Mlladiqit, të dënuar për gjenocid dhe krime të rënda të luftës.

Kandiq për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova tha se mbulimi i arkivolit të Mlladiqit me flamurin e Serbisë, pas sjelljes së trupit të tij në Beograd, përbën një tregues se pushteti serb ka shkelur institucionet dhe ka goditur shpresën për një të ardhme

“Ky president serb me këtë varrimin dhe dhënien e nderimeve shtetërore për të dënuarin për gjenocid Ratko Mlladiq, tregon në fakt që ai nuk ka bërë asnjë tërheqje nga e kaluara e tij radikale dhe që ai i shkakton dëme shtetit dhe të gjithë qytetarëve të këtij vendi. Sepse në Serbi jetojnë qytetarë të nacionaliteteve të ndryshme".

"Vuçiq, vazhdimisht inkurajon dhe perforcon nacionalizmin ekstrem. Atë që e kemi parë deri sot është se në rrugë nuk ka të rinj që protestojnë por mbetet të shihet se si do të jetë situata sot dhe të hënën po ashtu. Pastaj do ta kemi vlerësimin final se ku gjendet ky vend dhe çka arriti krejt Aleksandar Vuçiq dhe shërbimi i tij. Përfundimisht, Serbia nuk do të jetë e njëjta pas kësaj ngjarjeje, pra pas këtij degradimi moral, politik e civilizues".

Kandiq kritikoi edhe ndikimin që kjo situatë mund të ketë në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje. Ajo tha se nderimet ndaj Mlladiqit përbëjnë një qëndrim të qartë ndaj viktimave dhe vendeve që u prekën nga krimet për të cilat ai u dënua".

“Me vendimin për t’i bërë nderime shtetërore Mlladiqit, presidenti serb qartazi ka treguar edhe qëndrimin e tij që e ka ndaj vendeve fqinje, ndaj viktimave, për të cilat është përgjegjës pikërisht ky gjenerali i dënuar . Pas këtij turpi të tmerrshëm, ai mbylli hapësirën për komunikim e bashkëpunim, jo vetëm pushtetit , por të gjithë qytetarët i solli në situatë që askush më nuk e ka të lehtë që të komunikoj me fqinjët”.

kandiqserbisënderimet

Të ngjashme

Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën

Gërvalla për nderimet ndaj Mlladiqit: Kjo është tallje me Evropën

19:09

Më shumë nga Lajme

  • 23:54Moti për të mërkurën
  • 23:39Vuçiq: Zgjedhjet në Serbi do të mbahen më 25 tetor
  • 22:58Gjini: Çfarëdo vendimi i Kuvendit pas konstituimit do të përfundojë në Kushtetuese
  • 22:57Të shtëna me armë në Tiranë, plagosen dy persona
  • 22:45Mbi 1,000 fluturime anulohen në Britani, kjo është arsyeja