Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se është kanosur nga një tjetër pas një fjalosjeje në një kafiteri në Leposaviq.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 22 gusht rreth orës 23:50, ndërsa është raportuar më 24 gusht.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, në konsultim me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.




