Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 maj 2026, rreth orës 14:15, kur njësiti policor ka hasur dy meshkuj shtetas të Shqipërisë duke kaluar në këmbë pesë krerë kafshë – viça – përtej kufirit.
Kafshët janë konfiskuar nga autoritetet, ndërsa dy të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim.
“Livadhi i Golajve, Ponashec 23.05.2026-14:15. Njësiti Policisë kufitare ka ndaluar dy të dyshuar meshkuj Shqiptar shtetas të Shqipërisë të cilët po i kalonin në këmbë pesë krerë kafshë(viça) nga Kosova në drejtim të Shqipërisë. Kafshët janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”.
