Kapiteni i Forcës së Sigurisë së Kosovës, E.V., ka përfunduar me sukses Kursin Kualifikues të Forcave Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në Qendrën dhe Shkollën e Luftës Speciale “John F. Kennedy”.
Pas më shumë se tetë muajsh trajnimi intensiv, nga janari deri në shtator 2026, kapiteni ka përfunduar programin për përgatitjen e pjesëtarëve të Forcave Speciale amerikane.
