Karabinierët italianë, pjesë e Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU) në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, po zhvillojnë rregullisht patrullime në Gjakovë.
Sipas KFOR-it, këto patrullime kanë për qëllim të kontribuojnë në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe në rritjen e pranisë së dukshme dhe fleksibile të KFOR-it në terren.
Patrullimet shërbejnë gjithashtu për rritjen e vetëdijesimit mbi situatën e sigurisë në zona të ndryshme të Kosovës.
KFOR-i thekson se aktivitetet e tilla janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të misionit për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Misioni i KFOR-it vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë, në mënyrë të paanshme.
KFOR-i bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si mekanizma të reagimit në fushën e sigurisë”, thuhet në njoftim.