Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shprehur ngushëllime për familjen e policit Altin Kryeziu, i cili ndërroi jetë pas lëndimeve të marra në një aksident gjatë detyrës.
Kastrati tha se Kryeziu i shërbeu Policisë së Kosovës me përkushtim dhe profesionalizëm, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për Altin Kryeziun”, ka shkruar Kastrati.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili, pas aksidentit të ndodhur ditë më parë në krye të detyrës, nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në emër të Komunës së Malishevës dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Kryeziu, kolegët, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.

