Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.I., për shkak të dyshimit të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se me datën 09.02.2026 rreth orës 17:35, në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, i pandehuri ka mbajtur në posedim pa autorizim substancë narkotike të dyshuar si kokainë, me qëllim shitjeje apo shpërndarje, në atë mënyrë që deri sa ka qenë duke drejtuar veturën Hunday, është ndalur nga hetuesit e DHTN-së në Ferizaj me qëllim kontrolli rutinor, kështu që gjatë kontrollit në trupin e tij janë gjetur dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 1.75 gr dhe një epruvetë me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë 10.68 gr, kurse gjatë kontrollit në zyrën e punë në Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj është gjetur dhe sekuestruar një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 19.10 gr të cilat janë sekuestruar nga policia, me këtë do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi , shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 1 të KPRK-ës.



