Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë në ambasadën amerikane, Anu Prattipati, me të cilën tha se ka diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.
“E njoftova znj. Prattipati me qëndrimet e Aleancës në këtë periudhë, kur vendi po përballet me një krizë të thellë energjetike. Theksova se Aleanca do të jetë e pakompromis në mbrojtjen e demokracisë dhe të arriturave tona si shtet”.
Gjini tha se ka falënderuar atë për “angazhimin e saj personal dhe për ndihmën e pakursyer” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.



