Prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë policëve nga Lipjani që u përfshinë në rastin ku vdiq 27-vjeçari Agon Zejnullahu.

Kjo u konfirmua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për GazetaDemos.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka bërë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve”, thanë për GazetënDemos.