Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Këta raportohet se janë tre policët e ndaluar për veprimtari kriminale

GD
Gazeta Demos7 maj 2026 në 17:21
Këta raportohet se janë tre policët e ndaluar për veprimtari kriminale

Tre policë kanë përfunduar në ndalim policor pasi u arrestuan në aksionin e sotëm mes Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamentit për Krime të Rënda, në koordinim me Inspektoratin Policor dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion.

Objekt hetimi kanë qenë katër zyrtarë policorë, ndaj të cilëve tashmë Prokurori i Shtetit ka vendosur për masën e sigurisë.

Burimet kanë bërë me dije se policët A.Sh, B.B dhe A.I janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa polici i Njësisë së Reagimit të Shpejtë, V.B është liruar.

Ndaj B dhe zyrtarëve të tjerë, është caktuar masa e suspendimit nga detyra për 72 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast ndaj zyrtarëve policorë janë duke u zhvilluar nën dyshimin për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Shkelje e fshehtësisë së procedurës” dhe “Marrja e deklaratave me anë të shtrëngimit”, transmeton Klankosova.tv

Po ashtu janë ndaluar edhe tre qytetarë të dyshuar, F.S, L.R dhe N.S.

“Në kuadër të këtij aksioni, Prokurori i Shtetit ka sekuestruar: dy (2) vetura në vlerë rreth 80.000 euro, një (1) orë dore të markës Rolex në vlerë afro 8000-1000 euro, pesë (5) telefona celularë, si dhe dokumente të tjera të cilat do të shërbejnë si prova materiale në këtë procedure penale.”- njoftoi Prokuroria.

IPK

Më shumë nga Lajme

  • 21:17BE konfirmon se janë përmbushur kushtet për hapjen e Urës së Ibrit
  • 21:16“Mos merrni drogë”- Daut Haradinaj publikon një video me fermerin që publikoi dokumentin për vajzën e deputetes së VV’së
  • 21:10Dy të vdekur dhe qindra të evakuuar pas shpërthimit të dy zjarreve në një ishull grek
  • 21:03Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
  • 21:03Gërmimet në Zubin Potok, Gara: Mostrat biologjike dërgohen për testim të ADN-së në Holandë