Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

GD
Gazeta Demos19 tetor 2025 në 15:47
Kina e akuzon SHBA-në për sulme kibernetike

Kina ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për kryerjen e sulmeve kibernetike ndaj qendrës kombëtare të kohës në Pekin, sulme që, sipas saj, mund të kishin shkaktuar dëme serioze në infrastrukturën kritike financiare dhe të telekomunikacionit.

Pekini ka shtuar paralajmërimet për spiunazh vitet e fundit, teksa marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore janë përkeqësuar.

Autoritetet kineze pretenduan se kanë gjetur “prova të pakontestueshme” për përpjekjet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së (NSA) për të hakuar Qendrën Kombëtare të Shërbimit të Kohës, mes viteve 2022 dhe 2024, sipas një deklarate të publikuar në llogarinë zyrtare në WeChat të Ministrisë së Sigurisë së Shtetit.

Kjo qendër është përgjegjëse për koordinimin e orëve në mbarë vendin, të cilat përdoren nga gjithçka, duke nisur nga serverët kompjuterikë, stacionet hekurudhore dhe rrjetet energjetike.

Ministria kineze e akuzoi NSA-në për shfrytëzimin e dobësive në shërbimin e mesazheve të një marke të paidentifikuar të telefonave celularë të huaj, me qëllim që të vidhte fjalëkalimet e punonjësve të qendrës së kohës.

Sulmet, sipas ministrisë, mund të kishin kishin rrezikuar rrjetet e energjisë, transportin dhe madje edhe nisjet hapësinore.

Autoritetet kineze kanë deklaruar se që atëherë kanë “ndërprerë zinxhirët e sulmit, kanë përmirësuar masat mbrojtëse dhe kanë eliminuar kërcënimet e mundshme”.

“Në vitet e fundit, SHBA-ja ka ndjekur në mënyrë agresive një hegjemoni kibernetike, duke shkelur vazhdimisht rregullat ndërkombëtare të hapësirës kibernetike”, tha ministria kineze.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve kinezë të jenë vigjilentë ndaj sulmeve të huaja dhe të raportojnë aktivitetet e dyshimta tek autoritetet.

Vendet perëndimore kanë akuzuar grupe hakerash, të cilët thuhet se mbështeten nga Kina, për kryerjen e një fushate globale të spiunazhit kibernetik ndaj figurave që janë kritike ndaj Pekinit, institucioneve demokratike dhe kompanive në sektorë të ndryshëm të ndjeshëm.

Uashingtoni tha vitin e kaluar se një aktor i sponsorizuar nga shteti kinez qëndronte pas një sulmi kibernetik në Departamentin amerikan të Thesarit.

Atëbotë, Pekini i cilësoi akuzat si “të pabaza”. /REL

Më shumë nga Lajme

  • 21:13Regjistrohet në Maqedoni rasti i dytë i vdekjes nga Ethet e Nilit Perëndimor
  • 20:46I caktohet një muaj paraburgim kosovarit të arrestuar në Serbi – Flet edhe Daçiq, e akuzon për krime kundër civilëve
  • 20:43Dogana konfiskon mijëra aksesorë elektronikë dhe produkte me marka të njohura
  • 20:42Moti për fundjavë: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë
  • 20:30Lavrovi, Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në