Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë Albana Koçiu ka reaguar sot kundër dhunës gjatë protestave që kanë hyrë në ditën e gjashtë të tyre, duke theksuar se pasojat e akteve të vandalizmit rëndojnë mbi qytetarët, bizneset dhe taksapaguesit.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se Shqipëria ka nevojë për më shumë demokraci dhe dialog, e jo për kaos, dhunë dhe përplasje, raporton KosovaPress.
“Dhuna nuk e mbron një kauzë, e shkatërron. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë kaos. Ka nevojë për më shumë Evropë. Nuk ka nevojë për më shumë dhunë. Ka nevojë për më shumë demokraci. Nuk ka nevojë për më shumë përplasje. Ka nevojë për më shumë dialog”.



