Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komuna e Prizrenit ka filluar sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

GD
Gazeta Demos23 nëntor 2025 në 14:28
Komuna e Prizrenit ka filluar sanimin e dëmeve nga reshjet e shiut

Komuna e Prizrenit po përballet me sanim të dëmeve nga reshjet e shiut, të cilat kërkojnë ndihmën e institucioneve qendrore.

Reshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar probleme të shumta në komunën e Prizrenit. Për pasojë, rruga Reqan – Lubinje u bllokua për orë të tëra. Gurët dhe dheu rrëshqitën nga anësoret e rrugës, duke bërë që ky segment rrugor të dalë jashtë qarkullimit. Operatori ekonomik u angazhua edhe gjatë orëve të mbrëmjes për ta bërë të qarkullueshme.

Zenel Gashi, operator ekonomik theksoi se “rreziku është shumë i madh sepse mundet edhe pjesa tjetër të rrëshqasë, përkohësisht kemi bërë diçka po prapë rrezik është”.

Sipas drejtoreshës për emergjenca dhe siguri, dëmet në këtë segment rrugor janë të mëdha, ndërsa komuna nuk ka mundësi ta sanojë këtë problem.

Ramize Shala Sinanaj, drejtoreshë për emergjenca dhe siguri në Prizren tha se kompania është aktivizuar ta pastrojë rrugën, ta lirojë rrugën për qarkullim, fatkeqësisht aty paraqitët një gjendje shumë e rëndë pasiqë banorët e asaj zone kanë krijuar një deponi të mbeturinave.

Dëme të konsiderueshme pati edhe në fshatra të Përdrinisë. Selim Morina thotë se iu dëmtuan 2 hektarë me grurë, por edhe ura që lidh Medvecin me disa fshatra dhe tokën e tyre bujqësore, u dëmtua rëndë.

Ai tha se po na dhimbet mundi, sakrifica gjithë ato shpenzime që janë bërë edhe më janë dëmtuat afër 2 hektarë grurë.

Gjatë këtyre ditëve me reshje të dendura shiu, dëme të mëdha pati në disa rrugë e ura. Ura e Zojzit nga e mërkura, më 19 nëntor, është jashtë funksionit. Një urë e re është shumë e domosdoshme në këtë zonë, pasi disa fshatra të komunës së Prizrenit ngelen pa qasje me autostradën dhe komunën e Mamushës./RTK

Më shumë nga Lajme

  • 08:11Mos ta marrim si opsion regresin për të qeverisur. Progresi është kërkesa jonë dhe e atyre që ia duan të mirën Kosovës.
  • 08:04Kufizohet qarkullimi për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë gjatë ditës së sotme
  • 08:01PDK-ja edhe sot para Qeverisë, aksionit i bashkohen deputetë të Aleancës dhe asamblistë nga Lipjani
  • 07:19Moti i nxehtë sot, maksimalet deri në 38°
  • 23:46Moti nesër, temperaturat deri 35 gradë Celsius