Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

GD
Gazeta Demos6 shtator 2026 në 14:35
Komunat e VV e bojkotuan protestën kundër Qeverisë, por problemet financiare e funksionale i kanë të njëjta me komunat tjera

Përplasja mes pushtetit qendror dhe atij lokal në Kosovë u thellua deri në protestimin para Qeverisë nga disa udhëheqës lokalë, të cilët akuzojnë ekzekutivin për cenim të kompetencave dhe probleme me financimin.

Kryetarë të disa komunave të Kosovës, ku udhëheqin Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca, pretendojnë se po vonohen e po bllokohen fondet për projekte komunale, dhe se komunat po përballen me barrë të madhe financiare nga obligimet e kontratave kolektive.

Bekim Salihu, analist politikash në Institutin GAP, në Prishtinë, thotë në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë se komunat e Kosovës përballen me probleme reale, të cilat rrezikojnë një falimentim funksional të tyre.

Ai vlerëson se pjesa më e madhe e problemeve financiare të komunave nuk kanë nisur gjatë qeverisjes së Kosovës nga Albin Kurti, por janë trashëguar nga qeveritë e mëparshme të vendit.

“Nëntëdhjetë e pesë për qind e problemeve me të cilat përballen komunat aktualisht janë probleme që janë shkaktuar nga qeveritë, jodomosdoshmërisht nga kjo qeveri”, thotë Salihu.

Megjithatë, sipas tij, Qeveria Kurti mban përgjegjësi për faktin se nuk i ka adresuar këto probleme.

“Qeveria Kurti bëhet përgjegjëse për shkak të një lloj mosinteresimi, neglizhimi, injorimi të nevojave dhe shqetësimeve që i kanë komunat”, shprehet ai.

Mbi 300 milionë euro obligime nga kontratat kolektive

Një nga problemet kryesore që rëndon mbi komunat, sipas Salihut, janë obligimet që rrjedhin nga kontratat kolektive në arsim dhe shëndetësi.

Kontratat kolektive janë marrëveshje midis punëdhënësit dhe sindikatave të punëtorëve, ku përcaktohen kushte dhe të drejta të punës, të cilat zakonisht përfshijnë pagesa për udhëtime, shujta, trajnime profesionale, paga jubilare për punëtorët dhe përfitime të tjera.

Salihu thotë në 5 pyetje se këto kontrata janë lidhur nga niveli qendror, ndërsa obligimet financiare kanë përfunduar te komunat, të cilat menaxhojnë me arsimin parauniversitar dhe kujdesin parësor shëndetësor.

“Mbi 300 milionë euro kanë paguar obligime, jo vetëm nga kontratat kolektive. Edhe nga vendimet dhe ligjet e tjera që i ka nxjerrë niveli qendror”, tregon ai.

Edhe pse komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Kurti nuk e mbështetën protestën e fundit, Salihu thotë se problemet financiare dhe funksionale janë të njëjta në të gjitha komunat.

“Nuk është që me këto probleme po përballen vetëm komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, ose vetëm komunat që udhëhiqen nga PDK-ja, por po përballen të gjitha”, thekson ai.

Rrezikimi i investimeve kapitale

Përplasja financiare mund të ketë pasoja të drejtpërdrejta edhe për qytetarët, pasi mjetet që tërhiqen për shlyerjen e obligimeve gjyqësore mund të merren nga projektet komunale.

Salihu jep shembullin e buxhetit vjetor të një komune, ku nuk përfshihen obligimet financiare nga kontratat kolektive, dhe më vonë paratë për këtë merren nga kategori tjera të buxhetit.

“Të gjitha paratë që janë marrë nga gjykata, përmbaruesi, për të shlyer obligime financiare që rrjedhin nga kontratat kolektive, janë marrë nga projektet komunale”, thotë ai.

Madje, sipas tij, ka raste kur Thesari i shtetit ndërhyn për të marrë këto mjete nga projekte kapitale që janë në proces e sipër.

Ai shton se komunat mund të vazhdojnë të ofrojnë shërbime esenciale, por mund ta kenë gjithnjë e më të vështirë realizimin e projekteve kapitale.

Sipas Salihut, zgjidhja e problemit mes komunave dhe ekzekutivit nuk është e pamundur, por kërkon vullnet politik.

“Ka mosbesim, ka mungesë, ka moskomunikim”, thotë ai në 5 pyetje, duke shtuar se në disa raste Qeveria, sipas tij, ka tentuar “t’i ngacmojë” komunat përmes ndryshimeve ligjore që prekin të hyrat vetjake dhe pronën komunale./REL

komunatfinanciarekanë

Të ngjashme

Ramadani: Deputetët e VV-së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vet, të lutemi për lirinë e tyre

Ramadani: Deputetët e VV-së s’kanë të drejtë as të flasin, e as të mendojnë vet, të lutemi për lirinë e tyre

17:52
Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin

Kusari-Lila: 6 deputetët e LDK-së nuk e kanë me Bekim Sejdiun, por me Albin Kurtin

14:53
Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën

Ardian Gjini për Kurtin e VV-në: Janë super-kriminelë nëse i përdorim termet e tyre, nuk e kanë të gjatën

17:50
Katastrofa në Nepal, numri i të vdekurve arrin në 1,287 dhe mijëra të tjerë rezultojnë të humbur

Katastrofa në Nepal, numri i të vdekurve arrin në 1,287 dhe mijëra të tjerë rezultojnë të humbur

11:10

Më shumë nga Lajme

  • 14:45Dukagjini bashkohet sonte në Gllogjan në ora 19:00 në ndezjen e flakadanëve të lirisë
  • 14:27Berisha në SHBA, takim me përfaqësuesit e Diasporës: Në 10 vitet e fundit, 46% e shqiptarëve janë larguar
  • 14:20Guri: Betejat me Abdixhikun, arsyeja pse gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Sejdiun
  • 14:10Netanyahu e quan Katarin “shtet armiqësor”, ndërsa Doha përplaset me Iranin
  • 13:52Isak Neziri nga Mynihu: Kosova po ju pret në shtëpi, çlirimtarë