Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Komunat sfidojnë në Kushtetuese rregulloren për shërbimin civil: Po cenohen kompetencat lokale

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 08:17
Komunat sfidojnë në Kushtetuese rregulloren për shërbimin civil: Po cenohen kompetencat lokale

Në lëndën që pritet të dorëzohet gjatë ditëve në vijim në Gjykatën Kushtetuese, Asociacioni i Komunave të Kosovës vlerëson se rregullorja për procedurën e pranimit në shërbimin civil cenon autonominë e pushtetit lokal dhe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Kështu ka deklaruar drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, duke bërë të ditur se çështja është diskutuar në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të mbajtur më 14 maj.

Ibrahimi për Ekonomia Online tha se çështja është diskutuar në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave, të mbajtur më 14 maj, ku kryetarët e komunave autorizuan sekretariatin e Asociacionit për përgatitjen e lëndës.

“Ndër temat të cilat u diskutuan në takimin e Këshillit të Kryetarëve të Komunave të Republikës së Kosovës, ishte edhe rregullorja e re 07/2025 për procedurën e pranimit në shërbimin civil. Përveç problemeve që komunat janë duke u ballafaquar me kontratë kolektive, edhe kjo rregullore u diskutua nga kryetarët e komunave dhe Këshilli i Kryetarëve e autorizoi sekretariatin e Asociacionit të Komunave të Kosovës që ta hartojë një lëndë për Gjykatë Kushtetuese, sepse kryetarët vlerësuan që kjo rregullore nuk është në harmoni me Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.

Sipas tij, shqetësimi kryesor lidhet me nenin 4, pika 6 të kësaj rregulloreje, ku parashihet që procedurat e rekrutimit për shërbimin civil të zhvillohen nga Departamenti për Menaxhimin e Zyrtarëve Publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Është pikërisht neni 4 pika e 6 ku aty thuhet që procedurat e rekrutimit për shërbimin civil zhvillohen nga departamenti për menaxhimin e zyrtarëve publikë në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përveç disa institucioneve të veçanta, në këtë rast aty theksohet që fushëveprimi i kësaj rregullore nuk aplikohet për presidencën, Gjykatën Kushtetuese, sistemin e drejtësisë dhe Kuvendin e Republikës së Kosovës. Domethënë, komunat nuk janë të përfshira dhe në bazë të përvojave të kryetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër kohore, kjo rregullore ka filluar t’i prekë edhe komunat e Republikës së Kosovës”, tha Ibrahimi.

Ai shtoi se Asociacioni dhe përfaqësuesit komunalë e konsiderojnë rregulloren në kundërshtim edhe me Kartën Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe me ligjin për vetëqeverisje lokale.

“Ne vlerësojmë që kjo rregullore nuk është në harmoni edhe me Kartën Evropiane mbi Vetëqeverisje Lokale, ku Kushtetuta jonë ka marrë shumë parime nga kjo kartë dhe i ka inkorporuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës sa i përket autonomisë së pushtetit lokal. Gjithashtu, niveli qendror mund vetëm ta rishqyrtojë ligjshmërinë e akteve të cilat nxirren nga komunat e Republikës së Kosovës, mirëpo jo të marrë vendime edhe për shërbyesit civilë në nivel lokal”, deklaroi ai.

Ibrahimi bëri të ditur se një komunë, në emër të të gjitha komunave të Kosovës, pritet ta dorëzojë lëndën në Gjykatën Kushtetuese gjatë ditëve në vijim.

“Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës i kanë departamentet apo njësitë ku i kanë shefat e personelit dhe ata gjithmonë në të kaluarën i kanë zhvilluar procedurat për rekrutimin e shërbimit civil në nivel lokal. Domethënë kjo me automatizëm me këtë rregullore po i merret kompetenca dhe kjo tendencë e centralizimit të pushtetit nga niveli qendror nuk është e tanishme. Kryetarët e komunave vlerësuan që është mirë të adresohet kjo çështje në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ta marrin aktvendimin e duhur sa i përket kësaj problematike”, u shpreh ai.

Më shumë nga Lajme

  • 09:56Arrestohen dy burra në Podujevë: Dyshohet se rrahën një grua, dërgohet në QKUK
  • 09:46Kryeziu - Çitakut: Për çfarë uzurpimi po flisni kur Kurti ka marrë dyfishin e votave të PDK-së?
  • 09:21Përfshihet nga flakët një veturë në autostradën “Arbën Xhaferi”
  • 09:20PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive për nesër në ora 11:00
  • 09:05Rriten sërish çmimet e karburanteve, këto janë tarifat maksimale për sot