Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

GD
Gazeta Demos27 korrik 2026 në 10:18
Konjufca: Franca, partnere kyçe në rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, në një konferencë të përbashkët me ministrin e deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad, theksoi se Franca është një partnere e rëndësishme e vendit.

Ai shtoi se është i kënaqur se sot bashkë me ministrin francez, nënshkruan katër marrëveshje të rëndësishme për Kosovën.

“Është kënaqësi e veçantë që e mirëprita sot në Ministrinë tonë, ministrin e deleguar për Evropë të Republikës franceze, Benjamin Haddad. Vizita juaj është dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Francës, dy vende që ndajnë të njëjtin vizion, për një Evropë më të sigurt, më të bashkuar dhe më të fortë”, u shpreh ai. Sa i përket takimit dypalësh, ministri në detyrë tha se ishte i frytshëm dhe u diskutua për fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ndër të tjera, Konjufca tha se Kosova e ka bërë zgjedhjen e saj strategjike, e që sipas tij është Evropa.

“Zgjedhja jonë është Evropa, Bashkimi Evropian”, u shpreh zëvendëskryeministri në detyrë. Pos tjerash, Konjfuca foli edhe për provokimet e Serbisë, teksa theksoi se paqja nuk mund të arrihet mbi mohimin e të kaluarës apo mbi thirrjet e përsëritjes së saj, por vetëm mbi të vërtetën.

“Kosova po investon në sigurinë e vendit dhe të rajonit, gjithmonë në raport me vendet tona aleate. Mbetemi të përkushtuar ndaj paqes, bashkëpunimit rajonal dhe dialogut, por edhe të mbrojtjes së vlerave”, u shpreh ai. Sa i përket rrugëtimit të Kosovës drejt Bashkimit Evropian, Konjufca thotë se Franca mbetet një partner kyç.

Më shumë nga Lajme

  • 23:58As nesër nuk do të ketë kufizime për kamionë në autostradë
  • 23:43Parashikimi i motit për të dielën
  • 23:28Sorensen me mesazh për Kosovën e Serbinë: SHBA-ja mund të ndihmojë, por obligimet duhet t’i përmbushin Prishtina dhe Beogradi
  • 23:06Alarm nga OKB: Ebola po vret një person çdo 30 minuta
  • 22:46Izraeli kryen një seri sulmesh në Liban, vriten 11 persona