Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap një fazë të re për integrimin

GD
Gazeta Demos26 maj 2026 në 21:04
Kos: Shqipëria për 10 vite dha rezultat, arritja e sotme hap një fazë të re për integrimin

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ka deklaruar se Shqipëria ka shënuar një hap të rëndësishëm për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë, ajo e ka dhënë pas takimit të 8-të ndërqeveritar për anëtarësimin e Shqipërisë në familjen evropiane, duke vlerësuar lartë reformat e ndërmarra nga shteti shqiptar.

“Pas Malit të Zi, Shqipëria është vendi i dytë që ka arritur të plotësojë piketat e ndërmjetme. Puna juaj e 10 viteve ka rezultuar e suksesshme.”, ka thënë Kos.

Ajo ka veçuar procesin e vettingut dhe ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, duke theksuar rolin e SPAK.

“Hapa përparimi janë hedhur që shqiptarët të kenë një shtet të rregullt. Kemi parë ngritjen e SPAK, që është institucioni flamurtar në Shqipëria, që mund të japë rezultate dhe mund të bëhet institucioni i besueshëm. Fuqia e anëtarësimit të BE duhet të ndjehet nga qytetarët e BE-së. Duke arritur këtë gur kilometrik, arritja e sotme çel një fazë të re për integrimin dhe bën të mundur që Shqipëria të ecë drejt rrugës për mbylljen e grupkapitujve.”, ka deklaruar ajo.

Kos ka shtuar se do të vazhdojnë ta mbështesin punën e Shqipërisë për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.

Marta Kos

Më shumë nga Lajme

  • 14:42Kurti pret kryetarin e Izmirit, diskutojnë për “thellimin e bashkëpunimit ekonomik, arsimor e kulturor”
  • 14:41Vdekjet e punëtorëve në KEK, Ramadani: Ky është dështim total dhe kriminal i shtetit
  • 14:18Lladrovci: Qytetarë të komunës së Drenasit, gëzuar titulli i tetë i kampionit në qeverisjen lokale
  • 13:37Vuçiq vazhdon thirrjet kundër hapjes së urës së Ibrit, thotë se i ka shkruar shefit të NATO-s
  • 13:17Matura shtetërore, MASh zgjat afatin e aplikimit për rreth 1 mijë nxënës