Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për qytetarët

GD
Gazeta Demos27 mars 2026 në 10:20
Kosova dhe Panama heqin vizat për pasaportat diplomatike, synohet liberalizimi edhe për qytetarët

Republika e Kosovës dhe Republika e Panamasë kanë bërë një hap të ri në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, duke nënshkruar një marrëveshje për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare.

Marrëveshja është nënshkruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Panamasë, Carlos A. Hoyos, në një ceremoni zyrtare që theksoi gatishmërinë e të dy vendeve për të thelluar bashkëpunimin dhe lidhjet diplomatike.

Para nënshkrimit, gjatë një takimi dypalësh, përfaqësuesit e të dy shteteve kanë diskutuar edhe për nisjen e procedurave drejt heqjes së vizave për mbajtësit e pasaportave të rregullta. Po ashtu, në fokus të bisedimeve kanë qenë edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme si siguria, arsimi i lartë dhe turizmi.

Palët janë pajtuar gjithashtu që raundi i ardhshëm i konsultimeve politike ndërmjet dy ministrive, në nivel të zëvendësministrave, të zhvillohet në Prishtinë në fund të vitit 2026.

vizat

Më shumë nga Lajme

  • 21:34Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”
  • 21:17Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit
  • 21:13Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë
  • 20:39Shiroka-Pula takon mërgatën në Hungari, vlerëson kontributin e saj në historinë e Kosovës
  • 20:22Berisha: Plumb në sy studentit, krim shtetëror i rëndë