Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Shiroka-Pula takon mërgatën në Hungari, vlerëson kontributin e saj në historinë e Kosovës

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 20:39
Shiroka-Pula takon mërgatën në Hungari, vlerëson kontributin e saj në historinë e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, gjatë qëndrimit në Hungari, ka takuar bashkatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në këtë shtet, në një pritje të organizuar në Ambasadën e Kosovës në Budapest.

Gjatë takimit, ajo vlerësoi kontributin e mërgatës në historinë e Kosovës, duke veçuar rolin e saj në rezistencën paqësore, në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në procesin e shtetndërtimit.

Shiroka-Pula çmoi gjithashtu përkushtimin e komunitetit kosovar në Hungari, i cili përmes punës, sipërmarrjes dhe suksesit të tij kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Presidentja vlerësoi edhe praninë e rreth 300 studentëve nga Kosova në institucionet e arsimit të lartë në Hungari, duke shprehur shpresën që ata ta vënë dijen dhe përvojën e fituar në shërbim të zhvillimit të vendit

Ajo u bëri thirrje bizneseve të mërgatës që të shqyrtojnë mundësitë për investime dhe partneritete afatgjata në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e përvojës, dijes dhe energjisë së bashkatdhetarëve për të ardhmen e vendit.

Në përfundim, Shiroka-Pula i falënderoi bashkatdhetarët për kontributin e vazhdueshëm për Kosovën, duke theksuar se dyert e atdheut mbeten të hapura për të gjithë ata që dëshirojnë të kontribuojnë në zhvillimin e tij.

kosovësshiroka-pulahungari

Të ngjashme

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

Rikthehet Asociacioni, kërkohej si kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, tani përmendet për statusin e vendit kandidat në BE

20:15
Njësia B2 e Kosovës B pritet të rikthehet në operim të hënën

Njësia B2 e Kosovës B pritet të rikthehet në operim të hënën

20:04
Babë e bir nga Drenica në uniformën e Ushtrisë së Kosovës!

Babë e bir nga Drenica në uniformën e Ushtrisë së Kosovës!

17:47
Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend

Gjini: Kosova s’ka përfituar nga kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend

13:04

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm
  • 21:42Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
  • 21:35Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
  • 21:34Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”
  • 21:17Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit