Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit

GD
Gazeta Demos24 tetor 2026 në 21:17
Rafuna: 200 milionë euro në vit dalin nga Kosova për shërim jashtë vendit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në një intervistë për emisionin “Praktik” në Klan Kosova, ka theksuar rëndësinë dhe potencialin e madh ekonomik që ka turizmi shëndetësor për vendin, duke kërkuar një bashkëpunim të ngushtë publiko-privat dhe hartimin e një strategjie shtetërore.

Rafuna bëri të ditur se qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shpenzojnë shuma të mëdha parash për trajtime mjekësore jashtë kufijve, shifër kjo që sipas tij duhet të ndalet përmes fuqizimit të sektorit vendor.

“Sipas të dhënave të Shoqatës së Spitaleve Private që i kemi brenda Odës Ekonomike të Kosovës, janë rreth 200 milionë euro në vit që kosovarët i shpenzojnë për trajtime shëndetësore jashtë vendit tonë. Kërkesa urgjente është që jo vetëm të mos lejojmë që këto 200 milionë të na dalin jashtë, por të sjellim edhe më shumë se aq nga pacientët e huaj,” tha Rafuna.

Ai shtoi se ndonëse stafi mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet rajonale është profesional, nevojiten investime urgjente në infrastrukturë, pajisje të teknologjisë së fundit dhe furnizim me barna e materiale shpenzuese nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kreu i OEK-ut theksoi se turizmi mjekësor është një industri e integruar që ndikon drejtpërdrejt në sektorë të tjerë, si hoteleria, gastronomia, logjistika dhe shërbimet e përkthimit. Sipas tij, sektori privat tashmë ka marrë hapa konkretë, por kërkohet reagim i shpejtë nga institucionet publike.

“Si shtet na nevojitet një strategji. Shteti duhet ta kuptojë më me seriozitet që kjo degë mund të sjellë përfitime dhe ndihmon zhvillimin ekonomik. Çdo ditë që e humbim është e pafalshme. Ne jemi në hapat e parë të themelimit të Shoqatës së Turizmit Mjekësor, por na nevojitet një kornizë ligjore dhe siguri juridike për pacientët e huaj që vijnë në Kosovë,” tha ai.

Rafuna nënvizoi rolin e madh që luan mërgata kosovare, veçanërisht në sektorin e stomatologjisë, si dhe ardhjen e shumë të huajve për ndërhyrje estetike dhe transplantim të flokëve

rafunajashtëmilionë

Të ngjashme

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

Vdekja e pacientes me kancer në QKUK, Vitia: Shkaku nuk përcaktohet lehtë, gjendja në shëndetësi është përmirësuar

11:22

Më shumë nga Lajme

  • 21:52Javën tjetër Naim Murseli para Gjykatës së Apelit, sfidohet burgimi i përjetshëm
  • 21:42Familjet ankohen për subvencionimin e energjisë, Ministria ndan 15 milionë euro
  • 21:35Shpërndahen protestuesit, nis pastrimi i rrugëve të Tiranës
  • 21:34Personi që u godit në sy në Tiranë është drejtues i “Tifozat Kuq e Zi”
  • 21:13Janjiq: Lista e Studentëve do ta pranonte realitetin në Kosovë