Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

KQZ certifikon rezultatet për kryetar në 35 komuna, shpall ato për Prishtinë, Mamushë, Junik dhe për mbi 5 mijë asambleistë

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2025 në 08:22
KQZ certifikon rezultatet për kryetar në 35 komuna, shpall ato për Prishtinë, Mamushë, Junik dhe për mbi 5 mijë asambleistë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë mbledhjen e radhës dhe rendi i ditës është i mbushur vetëm me rezultate të ndryshme që ky institucion do t’i shpall dhe certifikojë.

Në një njoftim dërguar mediave nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëhet e ditur se fillimisht KQZ do të shpall rezultatet përfundimtare nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave: Prishtinë, Mamushë dhe Junik. Këto tri komuna nuk ishin përfshirë në shpalljen e rezultateve më 25 tetor për shkak të ankesave që ishin në PZAP dhe Gjykatë Supreme.

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ do të certifikojë rezultatet nga zgjedhjet për Kryetarë të 35 komunave, të cilat ishin shpallur në mbledhjen e muajit tetor.

Në këtë mbledhje, KQZ do të shpall edhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për 38 Kuvende Komunale. Numri i kandidatëve që janë certifikuar nga KQZ për këtë lloj të zgjedhjeve ishte 5,419 kandidatë, ndërkaq numri i ulëseve për të cilat është garuar është 942 në të gjithë vendin.

Ky është rendi i plotë për mbledhjen e sotme:

1. Hyrje: z. Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së;

2. Shpallja e rezultateve përfundimtare të Zgjedhjeve Lokale në Republikën e Kosovës për Kryetar Komune të datës 12 tetor 2025, për komunat : Prishtinë , Junik dhe Mamushë;

3. Shpallja e rezultateve përfundimtare për Kuvendet Komunale për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të datës 12 tetor 2025;

4. Certifikimi i rezultateve për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, të datës 12 tetor 2025, për 35 komuna të Republikës së Kosovës;

5. Të ndryshme.

Më shumë nga Lajme

  • 23:47Ligje të rëndësishme mbesin pezull, kërkohet miratimi i tyre para 6 tetorit
  • 23:39“OVL -PDK jeni armiku kryesor për mbrojtjen e krerëve në Hagë, s’latë gjë pa bërë qe 27 vjet”, reagon bashkëshorti i Albulena Haxhiut
  • 22:35Kurti uron Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Historia duhet të shërbejë si udhërrëfyes
  • 22:16Dita e Ribashkimit Gjerman, Rudolph: Në Kosovë, ky proces ka një kuptim të veçantë
  • 21:50Takimet me Hamzën e Abdixhikun, Ramadani: Lojë e Kurtit që s’ka qëllime të sinqerta, jam për Ligjin por jo pazaret