Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KQZ: Ka filluar tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

GD
Gazeta Demos11 nëntor 2025 në 16:13
KQZ: Ka filluar tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Vetëm dy ditë kanë kaluar që kur Kosova mbajti raundin e dytë të zgjedhjeve të nivelit lokal.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot gjatë ditës ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave.

Njoftimi është bërë i ditur para pak minutash në faqen zyrtare të KQZ-së në Facebook.

Përmes postimit bëhet e ditur se tërheqja e pakove me fletëvotime do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Ndërkaq, gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725.

KQZ

Më shumë nga Lajme

  • 08:15KEDS njofton për vendet ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
  • 08:14Mblidhet Komisioni Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt
  • 08:11Greva e punëtorëve të Infrakos, sot pritet të ndërpritet qarkullimi i trenave në Kosovë
  • 08:10Vazhdon seanca e rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray
  • 07:59Diell apo shi? Ky është parashikimi i motit për krejt javën