Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime, dhjetë komuna në rinumërim të plotë

GD
Gazeta Demos13 janar 2026 në 16:11
KQZ merr vendim të rinumërohen 914 vendvotime, dhjetë komuna në rinumërim të plotë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim që 914 vendvotime të shkojnë në rinumërim, pas gjetjeve nga procesi i verifikimit të votave të kandidatëve.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të KQZ-së, ku u prezantua raporti nga verifikimi i votave të kandidatëve për 2 për qind të vendvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.

Sipas raportit, më 10 janar 2026 Sekretariati i KQZ-së ka shqyrtuar videoincizimet e kamerave të vendosura në tavolinat e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, ku janë evidentuar raste të mospërputhjes së votave për kandidatë. Pas këtyre gjetjeve, Sekretariati ka kryer verifikim të brendshëm të fletëvotimeve në 2 për qind të vendvotimeve, përkatësisht në 52 vendvotime nga të gjitha komunat e Kosovës.

Deri më 12 janar 2026 janë verifikuar 33 vendvotime, ku është konstatuar se votat e kandidatëve të numëruara në Qendrat Komunale të Numërimit nuk përputhen me numrin e votave të evidentuara në fletëvotime.

Duke u bazuar në këto gjetje, KQZ ka vendosur që të rinumërohen gjithsej 914 vendvotime në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Në 10 komuna do të rinumërohen 100 për qind e vendvotimeve: Dragash, Kaçanik, Leposaviq, Prizren, Skënderaj, Shtime, Ferizaj, Vushtrri, Mamushë dhe Ranillug.

Ndërkaq, në 28 komuna të tjera do të rinumërohen nga 10 për qind e vendvotimeve, përfshirë: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Istog, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Novobërdë, Obiliq, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Zubin Potok, Zveçan, Malishevë, Junik, Hani i Elezit, Graçanicë, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se në rast se pas rinumërimit vërtetohen manipulime eventuale me votat e kandidatëve, Komisioni do t’i procedojë rastet në organet kompetente ndaj anëtarëve të ekipeve të numërimit.

Rinumërimi i këtyre vendvotimeve do të zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe do të fillojë më 13 janar 2026, në orën 18:00.

Më shumë nga Lajme

  • 14:17Aksion simbolik pak para diplomimit të policëve të rinj, “Kush i hëngri kapelat”
  • 13:31​Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje për zhvillimin e Eko-Parqeve Industriale
  • 13:30Pacolli ndan 130 mijë euro për Odën e Inxhinierëve, pas pezullimit të punës për mungesë fondesh
  • 13:30Haxhiu takon kryetarët e grupeve parlamentare, diskutojnë për prioritetet dhe seancat e ardhshme të Kuvendit
  • 13:29Kurti hesht për shkarkimin e Sveçlës dhe Gërvallës