Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Alban Krasniqi, i është përgjigjur kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pasi ky i fundit paralajmëroi padi ndaj të njëjtit, pas akuzave për incidentin me fatalitet që ndodhi në një vendpunishte në Prishtinë.
Krasniqi deklaroi sërish që përgjegjësia kryesore ndaj cenimit të qytetarëve të një komune, i takon krytarit, të cilin e paralajmëroi se do ta ndjekin penalisht.
“Çdo neglizhence, mosveprim apo veprim që cenon qytetarët, punëtorët dhe sigurinë e tyre me gjithë paralajmërimet e bëra dhe rastet e përsëritura e bën përgjegjës kryesor Përparim Ramën.
Më shumë dënohet ai që urdhëron me letra sesa ai që zbaton. Tash, vazhdo jep urdhëra me degradu qytetin, me bashkëpunu me mafinë e ndërtimit, me ble delegatë, me dhënë leje ndertimi pa kritere, me iu hakmarrë qytetarëve dhe lagjeve ku të jetojnë kundërshtarët politikë, derisa vet jeton i ndarë nga qytetarët në lagje luksoze i lumturuar nën efektin e asaj që ti e din dhe me pretendu që po e jeton parajsën. Jo kryetar, jo! Nëse jo dje dhe sot, nesër do të përgjigjesh para një drejtësie që ka guximin me luftu krimin e me të vendosë para përgjegjësisë.
Tash, dil zgërdhiu e viktimizohu, derisa ia ke hap varrin një kryeqyteti që po e vret çdo ditë”, tha ai.