Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), Besart Dreshaj, së bashku me anëtarin, Gezon Berisha, realizuan një vizitë zyrtare te nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Florian Dushi.
Ata diskutuan rreth sfidave aktuale të sektorit privat, nevojën për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në kryeqytet, si dhe nxitjen e investimeve të huaja
I plotë:
Vizitë zyrtare e Lidhjes së Bizneseve të Kosovës te nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Florian Dushi
Kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës (LBK), z. Besart Dreshaj, së bashku me anëtarin, z. Gezon Berisha, realizuan një vizitë zyrtare te nënkryetari i Komunës së Prishtinës, z. Florian Dushi.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim konstruktiv mbi sfidat aktuale të sektorit privat, nevojën për përmirësimin e klimës së të bërit biznes në kryeqytet, si dhe nxitjen e investimeve të huaja.
Palët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komunitetit të biznesit, si dhe koordinimin e aktiviteteve të përbashkëta që synojnë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e ndërmarrjeve vendore.
LBK mbetet e përkushtuar të veprojë si urë lidhëse ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve publike, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe rritjes së bizneseve vendore.