Një rast i rëndë është raportuar brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë shtetas shqiptarë.
Sipas Top Channel, një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.
Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raportimeve, 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.


