Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

GD
Gazeta Demos25 tetor 2026 në 09:30
Kryediplomati Hoxha thirrje shqiptarëve të Luginës: Merrni pjesë masivisht në zgjedhje

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u është drejtuar shqiptarëve të Luginës së Preshevës me një mesazh për pjesëmarrje në zgjedhjet e sotme parlamentare në Serbi.

Lista e bashkuar e shqiptarëve do të garojë në këto zgjedhje me synimin për të siguruar tri mandate në Kuvend.

Për këtë, Hoxha ka theksuar rëndësinë e ushtrimit të së drejtës demokratike dhe të përfaqësimit të shqiptarëve.

Përmes një postimi, Hoxha u ka bërë thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime, duke nënvizuar se çdo votë ka rëndësi për të ardhmen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Sipas tij, pjesëmarrja e lartë në zgjedhje ndikon në forcimin e zërit të qytetarëve për të drejtat e tyre dhe përfaqësimin politik.

“Pjesëmarrja në zgjedhje është një e drejtë themelore demokratike, por edhe një mundësi e rëndësishme për të bërë që zëri juaj të dëgjohet dhe të ketë peshën që meriton. Sot është dita për ta bërë këtë, duke marrë pjesë masivisht në votime dhe duke ushtruar lirisht të drejtën tuaj demokratike. Çdo votë ka rëndësi. Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri juaj për të drejtat, përfaqësimin dhe të ardhmen e shqiptarëve në #LuginënEPreshevës. Dilni dhe votoni.”, ka shkruar Hoxha.

shqiptarëvehoxhazgjedhje

Të ngjashme

Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi

Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi

17:15
Mbyllen vendvotimet në Serbi, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje

Mbyllen vendvotimet në Serbi, pjesëmarrje e lartë e qytetarëve në zgjedhje

20:12
Zgjedhje të tensionuara në Serbi, dalje masive në votime: Krejt çfarë dihet deri tash?

Zgjedhje të tensionuara në Serbi, dalje masive në votime: Krejt çfarë dihet deri tash?

19:00

Më shumë nga Lajme

  • 23:33Kuçi ngre shqetësimin për fëmijën e Arlindës: Djali i kidnapuar - familja Zekaj pa mbrojtje
  • 23:32Latifi: Talebanët shqipfolës janë të fundit që mund të flasin për të drejtat e grave
  • 23:25Arrestohen 4 shqiptarë në Spanjë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë me vlerë 413 mijë euro
  • 22:58Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut
  • 22:50Vrasja e Arlindës, VV: 8 gra dhe 9 burra të vrarë sivjet dëshmojnë peshën e rëndë të dhunës vrasëse në shoqërinë tonë